Lajme

Vuçiq e fton “Prishtinën” si grup pune, por jo Kosovën si palë në Open Balkan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në nisjen e samitit të “Ballkanit të Hapur” në Ohër, ka thënë se duhet që sa më shpejt të formohen grupet punuese të përbashkëta të shteteve të rajonit për të përgatitur rajonin për t’i tejkaluar vështirësitë me furnizim të ushqimit e të tejkalohet dimri.

Lexo më shumë  Paradoksi/ Ekonomia rritet, por punësimi tkurret me 20 mijë persona në Shqipëri

Edhe pse Kosova ka refuzuar të marrë pjesë në këtë iniciativë, Vuçiq ka thënë se “janë të mirëseardhur të gjithë që duan të vijnë, edhe përfaqësuesit e Prishtinës”.

“Kjo është iniciativë e atyre që e kanë kuptuar se duhet të lidhen e vetë mund t’i zgjidhin problemet. S’kemi asnjë kërkesë ndaj askujt përveç se të jemi miq”, ka thënë Vuçiq.

Lexo më shumë  Prokuroria: Autori i shpërthimit në Ibër-Lepenc, pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Serbisë”. FBI konfirmon provat

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *