KryesoreLajme

Vuçiqi do të formojë një lëvizje politike të stilit të Putinit si kundërpërgjigje ndaj protestave, zotohet për marrëdhënie vëllazërore me Kinën e Rusinë

Mijëra veta kanë protestuar në gjithë Serbinë ndërsa një grevë e udhëhequr nga studentët mbylli bizneset, baret, restorantet, libraritë. Gjatë kësaj proteste një grua u përplas me veturë me qëllim. Viktima e plagosur, një 26-vjeçare është dërguar në spital dhe gjendja e saj është cilësuar si e qëndrueshme.

Protestuesit kanë bllokuar trafikun çdo ditë në Serbi për të protestuar për vdekjen e 15 personave nga shembja e një tende të stacionit të trenit në nëntor, për të cilin kritikët kanë fajësuar korrupsionin e qeverisë.

Duke injoruar gjithë kërkesat e studentëve dhe protestuesve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mbajtur një tubim në Jagodina, një bastion i tij. Vuçiq aty u tha mbështetësve të tij se vendi është “sulmuar si nga jashtë ashtu edhe nga brenda” nga protestat antiqeveritare.

Lexo më shumë  Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

“Nuk është e rastësishme që ata e kanë sulmuar Serbinë nga jashtë”, tha Vuçiq, duke vënë në dukje marrëdhëniet miqësore të Serbisë me Rusinë dhe Kinën dhe refuzimin për të vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të luftës në Ukrainë. Ai tha se do të ketë marrëdhënie vëllazërore dhe miqësore me Rusinë dhe Kinën dhe se në ditët në vijim do të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin për të zgjidhur situatën në lidhje me sanksionet amerikane ndaj industrisë serbe të naftës.

“Nuk do të vendos sanksione ndaj Rusisë apo miqve të tjerë”, tha ai. “Forca e Serbisë qëndron në autonominë dhe pavarësinë tonë.

Le të mbrojmë rrënjët tona, por edhe të ardhmen tonë”, tha Vuçiq. Në këtë tubim në Jagodina, Vuçiq njoftoi për formimin në mars të një lëvizjeje politike mbarëkombëtare në stilin e lëvizjes Rusia e Bashkuar e presidentit rus Vladimir Putin për të ndihmuar në sigurimin e dominimit të Partisë së tij Progresive Serbe të krahut të djathtë.

Lexo më shumë  Kreu i Institutit “Octopus”: Mesazhet e Ruttes rikonfirmojnë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për paqe në Kosovë

Shumë njerëz në Serbi besojnë se tenda e madhe e betonit në një stacion treni në qytetin verior të Novi Sadit u rrëzua për shkak të punës së parregullt të rindërtimit që rezultoi nga korrupsioni. Protestat njëjavore që kërkonin përgjegjësi për aksidentin kanë qenë më të mëdhatë që kur Vuçiq erdhi në pushtet më shumë se një dekadë më parë.

Ai është përballur me akuza për frenim të lirive demokratike pavarësisht se zyrtarisht kërkon anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian./TheGeopost/

YouTube player