Lajme

Vuçiq deklarohet pas takimit me Borrellin: Bisedime të vështira

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është deklaruar pas takimit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrellin dhe të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçakun. 

“Bisedimet e vështira në Bruksel sapo kanë filluar”, ka shkruar Vuçiqi në rrjetin social Instagram.

Së pari, dy diplomatët evropianë kanë takuar Vuçiqin, nga ora 9:00.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Tani dyshja evropiane janë në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Ndërsa, takimi trepalësh, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 11:00 dhe temë diskutimi do të ketë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiqit në muajin shkurt./Kosova Post

Rruga Press

YouTube player