Bota

Vuçiçin nuk e zë gjumi natën, kërkon “ilaçin” te Putini

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë të premte a folur në lidhje me krizën energjitike që po përjeton Serbia.

Vuçiç në reagimin e tij shprehet se si pasojë e krizës energjetike në të cilën gjendet Serbia nuk është duke zënë gjumi natën.

“Unë nuk fle natën, nuk do të jetë e lehtë që të zgjidhet. Do të kemi probleme me çmimet e energjisë së të gjitha burimeve”, ka thënë Vuçiç nga miniera e arit në Cukar Peka, për mediat vendase.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Kreu i shtetit serb ka thënë se ka edhe vende që e kanë gjendjen shumë më të keqe se Serbia por që s’janë farë të shqetësuar.

“Ne po luftojmë më shumë se ata, prandaj jemi kaq të suksesshëm”, ka thënë Vuçicv.

Ditë më parë ai ka treguar se do të udhëtojë drejt Rusisë për t’u takuar me Putinin me qëllim të negocimit të çmimit të gazit.

Lexo më shumë  Përleshje në kufirin libanez mes Hezbollahut dhe ushtarëve izraelitë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *