Bota

Vuçiçi përpiqet ta fshehë, por mercenarë serbë po luftojnë dhe po vriten në Ukrainë

Një mercenar serb, i cili ka luftuar në anën e rusëve është vrarë në Ukrainë. Stefan Dimitrijeviq (1989) nga Beogradi, i njohur me pseudonimin “Çelavi” (Tullaci shq.) është vrarë gjatë luftimeve në Lugansk të Ukrainës.

Për vrasjen e tij ka njoftuar në rrjete sociale miku i tij, Stevan Millosheviç. Dimitrijeviçi kishte qenë vullnetar në Lugansk që nga viti 2014 dhe ishte nderuar nga Rusia për kontributin e tij.

Lexo më shumë  Danimarka njofton një “mbështetje shtesë prej 2 miliardë dollarësh” për të rritur praninë e saj ushtarake në Arktik

Një mercenar tjetër nga Serbia që po lufton në krah të Rusisë në Ukrainë është edhe Dejan Vujiç.

Ai është mik i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjë që shihet edhe në një foto të përbashkët që vet Vujiçi e ka postuar në profilin e tij në Facebook, shkruan koha.net

Ai ka postuar edhe foto të tij nga Ukraina, i armatosur. Një numër i konsiderueshëm i shtetasve të Serbisë dhe qytetarë serbë nga shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor po luftojnë në anën e rusëve në Ukrainë.

Lexo më shumë  Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Serbia po bën përpjekje maksimale që të fshehë pjesëmarrjen e shtetasve të saj në luftën në Ukrainë, në krah të Rusisë. Qëkur nisi lufta, Vuçiqi e ka cituar ligjin që ndalon pjesëmarrjen e shtetasve në luftërat e huaja.

Bashkimi i mercenarëve serbë në konfliktin në Ukrainë ka nisur që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi gadishullin ukrainas të Krimesë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *