Bota

Vuçiç viktimizohet: Në 3 ditët e fundit jam plakur më shumë se në 10 vitet paraprake

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar për mediat atje se në tri ditët e fundit është plakur më shumë sesa në 10 vitet paraprake, kjo sipas tij për shkak të “presionit” për situatën Rusi-Ukrainë.

Sipas Vuçiç, ai po përballet me presion të madh për t’i vënë sanksione Rusisë për shkak të sulmit mbi Ukrainën.

“Nuk mbaj mend që të ketë pasur një situatë të tillë kaq të vështirë. Në tre ditët e fundit jam plakur më shumë se në 10 vitet paraprake”, ka deklaruar Vuçiç.

Lexo më shumë  Seuli: Rusia, raketa kundërajrore Koresë së Veriut në këmbim të ushtarëve

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, u është drejtuar BE-së dhe SHBA-së ta kenë parasysh veprimin e presidentit serb karshi Vladimir Putin, pasi duket se ndërmjet Perëndimit dhe Putinit, presidenti serb zgjodhi këtë të fundit.

“Pra, duket se Presidenti i Serbisë Vuçiç ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – ndërsa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Kjo nuk është udhëheqje; është frikë morale. BE, SHBA ju lutemi kini parasysh”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Vuçiç po aplikon qëndrim të dyfishtë në kohën kur lufta ka nisur në Ukrainë, me urdhër të Putinit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se Serbia e respekton integritetin territorial të Ukrainës, por nuk do të vë sanksione ndaj Rusisë. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *