BallinaLajme

Vuçiç: Serbia nuk do ta njohë Kosovën deri sa të jem unë President

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se Kosova nuk do të njihet nga Serbia deri sa ai të jetë president. Gjatë një intervistë në emisionin “TV Prva”, ai u shpreh se Beogradi nuk do ta njohë Kosovën deri në prill të vitit 2022, kur edhe do të mbahen zgjedhjet presidenciale në Serbi. Vuçiç u shpreh po ashtu se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës, cilado administratë të jetë në pushtet.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

“Është e vërtetë që SHBA-të po humbin durimin, por Serbia po arrin të rezistojë dhe të zvarrisë”, tha Vuçiç.

Rruga Press

YouTube player