Lajme

Vuçiç refuzon propozimin e vendeve të Quint-it për zgjidhjen e situatës në veri

Ka përfunduar në Beograd takimi mes presidentit  Aleksandër Vuçiç dhe ambasadorëve të Quint-it. Mësohet se në këtë takim nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Takimi filloi në orën 13:00 dhe morën pjesë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Italisë, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe si, dhe kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Ambasadorët i ofruan Vuçiçit një propozim për zgjidhjen e tensioneve në Kosovë. Por ky propozim nuk është pranuar nga presidenti serb. “Ishte kërcënim dhe fakt i kryer,” mësohet të ketë thënë Vuçiç.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *