Vuçiç: Do përdorim Portin e Durrësit për të importuar naftë, në kuadër të Ballkanit të Hapur
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se në kuadër të Ballkanit të Hapur, Serbia do të importojë sasi të mëdha nafte çdo ditë, që do të vijnë me anije nga Lindja e Mesme drejt portit të Durrësit. Vuçiçi tha se nuk e di se si do të përfundojë problemi me naftën, nëse Serbia nuk do të përjashtohen nga sanksionet e BE-së ndaj kompanive ruse. Sipas presidentit serb, nafta nuk mund të transferohet lehtë nëpër Detin e Zi, për shkak të kompanive të sigurimit dhe pasigurive nëse do të ketë një konflikt dhe më të zgjeruar rreth portit të Odesës.
“Tashmë po flas me miqtë tanë nga Lindja e Mesme për të importuar naftë prej tyre dhe po kërkojmë. Mënyra më e mirë dhe më e lehtë është të shkosh në Durrës. Tani po shikojmë se si të organizojmë transportin nga Durrësi, nëse kemi bote dhe automjete, një mënyrë tjetër për ta bërë këtë”, tha Vuçiçi.
Po ashtu në reagimin e saj, presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç është shprehur se qeveria serbe ka vendosur që të dërgojë 30 mijë tonë misër për Shqipërinë.
“Qeveria nesër do të bëjë përjashtim nga vendimi për eksportin e grurit dhe se 30 mijë tonë grurë do të shkojnë në Shqipëri dhe një sasi më e vogël e misrit. Jemi të sigurt edhe nëse nuk kemi korrje dhe me atë korrje mund të ofrojmë shumë për rajonin dhe më gjerë”, tha ai.