Bota

Vritet politikani i dytë në Ekuador brenda një jave

Një lider i një partie lokale është vrarë në Ekuador, duke u bërë politikani i dytë i vrarë në një javë.

Pedro Briones u qëllua për vdekje në shtëpinë e tij nga një i armatosur me motoçikletë.

Vrasja e tij vjen pesë ditë pasi kandidati presidencial, Fernando Villavicencio u vra në kryeqytet.

Shkalla e vrasjeve në Ekuador është ngritur ndërsa bandat lokale kanë krijuar aleanca me kartelet kriminale ndërkombëtare, raportoi BBC.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Vrasjet e politikanëve kanë goditur vendin para zgjedhjeve presidenciale të 20 gushtit.

Briones ka qenë lider i Partisë Revolucionare të Qytetarëve. Kandidatja presidenciale e kësaj partie, Luisa Gonzalez, ka thënë se Ekuadori po kalon nëpër “periudhën e tij më të përgjakshme”.

Rruga Press

YouTube player