Vritet një reporter i Reuters gjatë sulmeve izraelite në Liban – publikohen pamjet e lëndimit të disa gazetarëve
Një reporter u vra dhe gjashtë persona të tjerë u plagosën në bombardimet izraelite në jug të Libanit.
Granata ra mbi një grumbull gazetarësh ndërkombëtarë që po ndiqnin përleshjet në kufi, shkruan aljazeera.
Disa janë dërguar me ambulancë në spital. Granatimet ndodhën gjatë një shkëmbimi zjarri përgjatë kufirit libanez-izraelit midis trupave izraelite dhe anëtarëve të grupit militant libanez, Hezbollah.
Siç raporton reuters, reporteri i tyre Issam Abdallah mbeti i vrarë. Al Jazeera njoftoi se dy nga punonjësit e saj, Elie Brakhya dhe reporterja Carmen Joukhadar, ishin në mesin e të plagosurve.
“Ne jemi thellësisht të pikëlluar kur mësuam se kameramani dhe gazetari ynë Issam Abdallah është vrarë”, tha Reuters në një deklaratë.
Gazetarët e Reuters, Thaer Al Sudani dhe Maher Nazeh gjithashtu u plagosën dhe po marrin ndihmë mjekësore.
In #Lebanon, journalists came under fire. It is reported that one person was killed and five wounded. pic.twitter.com/nC2gEpfOD3
— NEXTA (@nexta_tv) October 13, 2023
Rruga Press