Bota

Vritet gazetari francez në Sievierodonetsk të Luhanskut

Një gazetar francez është vrarë në Sievierodonetsk të Ukrainës, ka njoftuar të hënën guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Gaidai, shkruan “The Guardian”.

Sipas Gaidait, gazetari francez është vrarë pasi një veturë evakuimi është goditur nga forcat ruse.

Po ashtu, dy civilë mbetën të vdekur të hënën dhe pesë të tjerë u plagosën nga bombardimet kur trupat ruse u futën në periferi të këtij qyteti.

Lexo më shumë  Britania paralajmëron Putinin për nëndetëset ruse: Çdo sulm ndaj kabllove dhe tubacioneve do të ketë pasoja serioze

“Sot automjeti ynë i blinduar i evakuimit me 10 persona brenda, u vu nën zjarrin e armikut. Plagë vdekjeprurëse në qafë ka marrë një gazetar i akredituar francez që po bënte materiale për evakuimin”, ka thënë Gaidai.

Guvernatori rajonal i Luhanskut gjatë mëngjesit të së hënës ka thënë se beteja të ashpra janë duke u zhvilluar, pasi trupat ruse po sulmojnë qytetin me të gjitha armët, me ç’rast kanë hyrë në zonat juglindore dhe verilindore.

Lexo më shumë  Britania refuzon vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit: Irani nuk mund të “rrëmbejë” rrugën tregtare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *