Vritet fotoreporteri ukrainas në Kiev
Fotografi i luftës Maks Levin është vrarë nga zjarri rus në kryeqytetin ukrainas, tha zyra e prokurorit ukrainas.
Z. Levin u zhduk më 13 mars ndërsa ishte në detyrë.
Trupi i tij u gjet dje në fshatin Huta-Mezhyhirska.
Sipas një prej punëdhënësve të tij, LB, z. Levin ishte drejtuar në zonë me një gazetar tjetër, Alexei Chernyshov.
Vendndodhja e zotit Chernyshov nuk dihet ende.
Levin ka lënë pas katër fëmijë, gruan dhe prindërit e tij.
Ai nuk është gazetari i parë që vritet ndërsa raportonte për konfliktin në Ukrainë.
Të vrarët deri më tani përfshijnë gazetarin ukrainas Yevhenii Sakun, i cili vdiq në një sulm ajror rus në kullën televizive të Kievit, dhe tre gazetarë të vrarë në makinat e tyre nga ushtarët rusë.
Rruga Press