Vriten gruaja dhe vajza e politikanit që mbështet Putinin, mediat ruse urdhërohen: Mos shkruani për rastin
Gruaja e një politikani që mbështet presidentin rus, Vladimir Putin, dhe vajza e saj u vranë dhe siç thuhet, autoritetet dhe mediat ruse e kanë të ndaluar të flasin publikisht për rastin.
Nadezhda Inokentjeva (51) dhe vajza e saj, Anzelika Popova (31), pronare e një marke mode dhe nënë e një fëmije, janë vrarë me thikë.
Lajmi për këtë rast ka arritur në opinion, pavarësisht se mediat shtetërore – gazetat dhe televizionet – janë urdhëruar që të mos raportojnë për masakrën, transmeton mirror.
Burri i Nadezhdës së vrarë është Alexei Inokentyev (53), kreu i qarkut pro Putinit dhe i dyshuar për këtë krim është djali i tyre Aysen Inokentyev (21).
Ky politikan kontrollon një zonë të madhe të quajtur distrikti Nyurbin, i cili ndodhet në rajonin më të ftohtë në botë, Yakutia në Siberi.
Angelika Popova zakonisht qëndronte në Shën Petersburg dhe zotëron një markë veshjesh. Anxhelika ka ndërruar jetë në vendin e vrasjes, ndërsa sipas mediave ajo kishte plagë në gjoks dhe në bark.
Edhe nëna e saj ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Eisen dha një rrëfim për vrasjen e nënës dhe motrës në shtëpinë e familjes në kryeqytetin rajonal Yakutsk.
Inokentjev është dorëzuar dhe informacionet e para tregojnë se ai ka qenë i dehur gjatë një sherri familjar rreth miqve të tij. Guvernatori rajonal i medias Aisen Nikolayev, 50 vjeç, gjithashtu nga partia Rusia e Bashkuar e Putinit, i ndaloi mediat të raportonin për rastin.
Arsyeja e ndalimit të medias nuk është e qartë, por thuhet se media shtetërore ka urdhër të kufizojë postimin e lajmeve të këqija.
Rruga Press