Vriten dy punonjës të OKB-së nga sulmet në Gaza
OKB-ja thotë se dy nga punëtorët e saj janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një kompleks në Gaza është goditur të mërkurën.
Ministria e Shëndetësisë e territorit palestinez të drejtuar nga Hamasi ka fajësuar një sulm izraelit dhe ka thënë se pesë punëtorë të huaj të plagosur rëndë kishin mbërritur në spital pas incidentit.
Ushtria izraelite e ka mohuar të ketë sulmuar kompleksin e OKB-së në Deir al-Balah, raporton BBC.
Izraeli ka rikthyer luftimet në Gaza pas një armëpushimi dy mujor, duke nisur një valë sulmesh që vranë më shumë se 400 njerëz vetëm të martën, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se ka “rifilluar luftimet me forcë të plotë”, duke shtuar se “ky është vetëm fillimi”.
OKB-ja ka thënë se rrethanat e incidentit në kompleksin Deir al-Balah mbetën të paqarta. Ajo nuk e ka fajësuar Izraelin për vdekjet.
Të paktën 13 persona janë vrarë në sulmet ajrore në të gjithë Gazën gjatë natës të së martës.
Rruga Press