Vrasje, vjedhje e kultivim narkotikësh, OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 5 të dënuarve/Emrat
Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar me dorëzimin e formularëve të vetëdeklarimit të pasurisë, kësaj here për 5 të dënuar për vjedhje dhe kultivim lëndësh narkotike.
Formularët njoftohet se u janë nisur:
“Angjelin Ndreka, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
Ndue Jaku, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Ilia Pire, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Arben Muça, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
Egli Duka, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.“
Personat e mësipërm kanë 48 orë kohë për të dorëzuar përgjigjet e pyetjeve të formularit, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut për hetime të mëtejshme.