BallinaLajme

Vrasja në ish-Bllok, Prokuroria përfundon hetimet për Merviol Bilon, akuzohet për plagosje të rëndë

Prokuroria përfundon hetimet për ish-komandon Merviol Bilo.

Ndaj Bilos, i cili është në arrati, është ngritur akuza e ‘plagosjes së rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme’ ndaj Elion Hatos.

Ndërkohë është pushuar akuza për vrasjen e Fabian Gaxhes sepse argumentohet se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

Nga hetimet ka rezultuar se Prokuroria ka arritur në këtë konkluzion, duke pretenduar se Bilo ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes ekstreme.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 4 tetorit të vitit 2018, në lokalin “Monopol” në ish-bllok,  ku pati një përplasje me armë zjarri. 

Si pasojë mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij, Eljon Hato.

Lexo më shumë  Qeveria iu ndan komunave 15 milionë euro për t’i mbuluar pagat në arsim

Rruga Press

YouTube player