Lajme

Vrasja e trefishtë në Deçan/ Policia arreston edhe personin e katërt të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të dyshuar lidhur me vrasjen që ka ndodhur në fshatin Gllogjan të Deçanit, ku nga një sulm me armë zjarri të vrarë mbetën shoferi i një autobusi dhe dy nxënës.

Policia bën të ditur se personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Gllogjan, Deçan (NN) 26.11.2021 – 18:58. Lidhur me rastin, me 04.02.2022 është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.

Lexo më shumë  Presidenti kroat anulon takimin e Brdo – Brionit, shkak sjelljet e Vuçiqit

Policia më herët ka arrestuar edhe tre persona të dyshuar për vrasjen në Gllogjan, dy prej tyre janë në paraburgim kurse njëri është liruar në arrest shtëpiak.

Motivi i vrasjes së trefishtë dyshohet të jetë hakmarrja për vetëvrasjen e 20-vjeçares nga Gllogjani, Heroina Mehmetajt, motrës së të dyshuarve, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020, duke u varur me litar.

Lexo më shumë  Kurti: Forca Kosovë! Përfaqësuesja na bëri krenarë pavarësisht humbjes në Stadiumin Fadil Vokrri

Vrasja e trefishtë që ndodhi në Deçan cilësohet si një prej ngjarjeve më të rënda që ka ndodhur në vend.

Përveç shoferit, i cili dyshohet të ketë qenë cak i të dyshuarve, mbetën të vdekur edhe dy nxënës 17-vjeçarë të cilët po udhëtonin me autobus në momentin kur ndodhi sulmi.

Rruga Press

YouTube player