Lajme

Vrasja e gruas shtatëzanë. Kurti: Gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë zyrtarëve të shtetit, përgjegjës për mostrajtimin e dhunës ndaj znj. Hamide Magashi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti pak orë para lindjes së foshnjes së saj.

“Zinxhiri që duhet (dorë)hequr” – shkroi Kurti mbrëmë në Fb duke nënkuptuar se ata që nuk dorëhiqen vetë, duhet të shkarkohen dhe shkroi: “Sot pasdite kam aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, pas takimit të sotëm të tyre, për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur.

Lexo më shumë  Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, po bëhet: Inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës; inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK; ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar.

I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje” ka theksuar Kryeministri i Kosovës në përfundim.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *