Lajme

Vrasja e Liridonës, të dielën dalin para gjykatës tre të dyshuarit

Seanca gjyqësore dëgjimore ndaj tre të arrestuarve për vrasjen e Lirodona Ahmetaj- Murseli do të mbahet të dielën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar zëdhënësja Mirlinda Gashi.

Zëdhënësja Mirlinda Gashi ka thënë për RTK-në se nesër (e diel) mbahet seanca gjyqësore duke filluar në orën 9:30.

Vrasja e Liridonës, konfiskohet një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë

Për vrasjen e rëndë ku mbeti e vdekur Liridona Ademaj-Murseli, janë arrestuar tre persona të dyshuar për kryerjen e krimit, ndër ta edhe bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur në rast.

“Lidhur me rastin, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 19 fishekë dhe një veturë që janë përdorur rast”, thuhet në raport.

Vrasja e Liridonës, tre të arrestuar – dënohet ashpër krimi

Janë arrestuar tre persona për vrasjen e Liridona Murselit, akt ky i cili ka tronditur opinionin publik. Në mesin e të arrestuarve është bashkëshorti i saj Naim Murseli dhe një pjesëtarë i FSK- së.

Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, konfirmon për RTK-në, se është arrestuar edhe personi i tretë i dyshuar në vrasjen e  Liridona Murselit.

“Me aktvendim mbi ndalim nga Prokuroria e Shtetit nga departamenti i krimeve të rënda të tre të dyshuarit do të ndalohen do t mbahen në kohëzgjatje prej 48 orësh”, tha në “Lajmet e fudit”, në RTK, Laureta Ulaj.

Ndërsa, prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Besa Limani, ka konfirmuar për RTK-në se njëri prej të arrestuarve është bashkëshorti i së ndjerës, Liridona Murseli, kurse tjetri është personi që dyshohet se e ka vrarë atë.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Prokurorja e Prokurorisë Speciale nga krimet e rënda, Besa Limani, ka konfirmuar për RTK-në se njëri prej të arrestuarve është bashkëshorti i së ndjerës, Liridona Murseli, kurse tjetri është personi që dyshohet se e ka vrarë atë.

“Ende nuk dihen motivet. Ende nuk është caktuar masa e paraburgimit”, ka deklaruar prokurorja Besa Limani.

Kurse, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një armë, me të cilën besohet se është kryer vrasja e Liridona Murselit, të mërkurën në mbrëmje.

Ndërsa, Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka konfirmuar për RTK-në, se është arrestuar edhe personi i tretë i dyshuar në vrasjen e  Liridona Murselit, të mërkurën në Prishtinë.

Ulaj bëri të ditur se pak kohë më parë, i njëjti është dërguar në stacionin policor për t’i kryer procedurat.

“Me aktvendim mbi ndalim nga Prokuroria e Shtetit nga departamenti i krimeve të rënda të tre të dyshuarit do të ndalohen do t mbahen në kohëzgjatje prej 48 orësh”, tha në “Lajmet e fudit”, në RTK, Laureta Ulaj.

Tutje, ajo tha se në këtë fazë të hetimeve nuk mund të japin të dhëna të tjera.

Kurse, Policia e Kosovës ka njoftuar, gjatë të premtes, se ka arrestuar dy persona të cilët lidhen me vrasjen e një gruaje në rrugën “Dalip  Alshiqi” në Prishtinë të mërkurën në mbrëmje.

“Si dihet, me datën 29.11.2023, rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Dalip  Alshiqi” në Prishtinë. Policia si dhe mjekët emergjent, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasë  një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka sqaruar për RTK, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Policia në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetim  dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit, ka thënë ajo.

“Pas përfundimit të  ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar  lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, njofton zëdhënësja e Policisë  së Kosovës.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një pjesëtar i FSK-së. Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka konfirmuar se në mesin e të arrestuarve, si të dyshuar në vrasjen e Liridona Murselit, në Prishtinë, është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.

“Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Lidhur me këtë ngjarje, përmes rrjetit social Facebook, kanë reaguar shumë personalitete politike dhe aktivist të shoqërisë civili.

Ata kanë dënuar ashpër këtë akt kriminale dhe kanë përgëzuar për angazhimin,  policinë dhe të prokurorinë në zbardhjen e këtij rasti të rëndë. /RTK/

YouTube player