BallinaLajme

Vrasja e Klodianit, Imzot George Frendo: Unë nuk shitem

Për 33 ditë, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot George Frendo, u kurua në një spital të Italisë. Ndër të tjera, nga gazetarët Frendo u pyet mbi deklaratën e tij për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv i Shqiponjave.

”Kush e lexon deklaratën time, duhet të kuptojë që unë nuk kam mbështetur asnjë parti politike. Një grua më ka thënë: a je shitur? Unë nuk shitem, as blihem. Unë shpeshherë kam folur kundër korrupsionit, padrejtësisë, në mbështetje të të rinjve, që po dalin jashtë shtetit. Përpiqem të flas gjithmonë të vërtetën pa asnjë respekt për asnjë parti politike”, tha ai.

Lexo më shumë  Kurti uron Starmerin: Presim bashkëpunim

Për mediat, Frendo zbuloi gjithashtu se nuk donte të ikte për kurim jashtë shtetit, pasi mendonte për ata që nuk e kishin një mundësi të tillë. Po kështu shtoi se e kishin dërguar me ngulm.

”Për mua shpirtërisht ka qenë rast të ndjehem më afër Jezu Krishtit, që ka transformuar dhimbjen, duke e bërë atë shpirtërore. Ishte rasti të ndihesha më afër të tjerëve, afër atyre që si unë po vuanin nga kjo sëmundje. Unë kam pasur fat, që më kanë dërguar jashtë shtetit. Në fillim unë nuk desha absolutisht të shkoja jashtë shtetit, sepse mendoja për ata që nuk kanë mundësi të ikin, por me ngulm më dërguan atje. Dua të shpreh edhe tani solidaritetin tim me të gjithë ata që janë duke vuajtur nga kjo sëmundje. Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve. Situata është shumë e rëndë, kemi një numër mjaft të madh të personave që infektohen, megjithatë shpresoj ta gjejnë gjithmonë mbështetjen e atyre që kanë mundësi të ndihmojnë”, u shpreh Imzot Frendo.

Lexo më shumë  Kush është kryeministri i ri britanik, Keir Starmer?
YouTube player