Lajme

Vrasja e Klodian Rashës/ Vetëm Rama mund të dëshifrojë mesazhin e ministres Muzhaqi

Bora Muzhaqi është ministrja më e re e qeverisë së kabinetit Rama 3. Madje Rama për herë të parë në këtë mandat krijoi një post të ri ministror me emrin Ministrja e Shtetit për Rininë dhe fëmijët dhe emëroi Muzhaqin në këtë post.

Por duket se zonja Muzhaqi ka shumë rrugë për të bërë para megjithë entuziazmin e rinisë.

Lexo më shumë  Si është të jesh shqiptar në Serbi?

Sot pasi ministrja Muzhaqi hapi ministerialin rajonal për Rininë dhe Arsimin ku pjesëmarrës ishin Ministrat e Arsimit dhe të Rinisë nga Ballkani Perëndimor, u pyet nga gazetarët.

“8 Dhjetori” Dita e Rinisë përkon dhe me vrasjen e Klodian Rashës nga ish-efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Dhe pyetja e gazetares së Ora News ishte: Një vit nga vrasja e Klodian Rashës çfarë do të bëhet për të mbrojtur jetën e të rinjve?

Përgjigjja ishte: “Kur vjen puna për tu marrë me pjesën e mbrojtjes apo sigurimit të të drejtave të të rinvje është ndërgjegjësimi. Kuptimi për mënyrën si ata duhet të jenë më të ndërgjegjshëm për të drejtat e tyre por dhe institucionet në vetvete”

Ende është e vështirë të dëshifrohet mesazhi që ministra Muzhaqi përcjell, ndoshta Rama i cili e ka emëruar në këtë post mundet ta bëjë./oranews

Lexo më shumë  Tifozat Kuq e Zi: Organizimi i Evropianit U21 me Serbinë, është akti më i turpshëm që bëhet në emër të tifozëve shqiptar nga Federata Shqiptare e Futbollit
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *