BallinaLajme

Vrasja e Klodian Rashës, eksperti i sigurisë: Përgjegjësia nis nga lart-poshtë. Por kush i mbron policët kur dorëzojnë armën e shërbimit?

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa është shprehur se punonjësit e policisë në Shqipëri përballen me vështirësi të shumta, duke nisur që nga pagat shumë të ulëta e deri tek mungesa e mbrojtjes kur ata lënë detyrën.

Sipas tij, një problematikë e theksuar lidhur me policinë e shtetit është fakti se në momentin që një efektiv policie dorëzon armën e shërbimit pas shumë kohësh përballë krimit, ai është fare i pambrojtur.

“Ne kërkojmë që policët të vlerësohen edhe nga ana ekonomike pasi janë familjarë, ata duhet të ndihen të sigurt por edhe të vlerësuar në punën e tyre. Mund të mendohet një zgjidhje duke ulur numrin e punonjësve, por të përqendrohen tek pagesa dhe siguria që i jepet policit kur ai lë detyrën.

Gjëja e parë që polici dorëzon është pistoleta, po ai ka qenë në konflikt me krimin për shumë kohë. Kush e mbron atë? Pra, edhe mbrojtja e tyre kur ata janë jashtë radhëve të policisë është një element shumë i rëndësishëm”, tha ai.about:blank

Lexo më shumë  Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist

Teksa iu referua ngjarjes së rëndë të vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha, z. Softa tha se kjo ngjarje kërkon një analizë të thellë, që nga titullari deri tek polici, duke nisur që nga kriteret për marrjen në punë të këtyre njerëzve e deri tek përgatitja profesionale e tyre.

“Çdo e keqe ka një të mire. Fatkeqësia që ndodhi ishte shumë e rëndë, por kjo kërkon një analizë të thellë, që nga titullari deri tek polici, duke nisur nga kriteret për marrjen në punë të këtyre njerëzve, përgatitjen profesionale dhe nga kjo analizë duhet të dalin përgjegjësitë. sepse ai polici I fundit atje është një përgjegjësi që fillon nga lart deri poshtë, në mënyrë vertikale dhe sigurisht paralele.

Dhe ky është një moment që duhet të ndalen forcat e policisë, siç kam dëgjuar që ka filluar një hetim edhe për marrjen në punë të repartit ‘Shqiponja’.

Kriteret e marrjes së tyre në punë dhe si janë ushtruar kontrollet apo përgatitjet profesionale ndaj tyre”, tha ai.

Ai u shpreh optimist në nxjerrjen e përgjegjësive lidhur me këtë rast, edhe pse siç tha  ka ndodhur që ngjarje të kësaj natyre të jenë mbyllur dhe anashkaluar.

“Por publiku dhe media janë më të ndjeshme dhe lëvizjet e fundit tregojnë se shoqëria shqiptare ka nisur të jetë më e përgjegjshme në këtë drejtim”, përfundoi eksperti i sigurisë. /Euronews/

Rruga Press

YouTube player