Vrasja e grekut nga ushtarët ukrainas: Ishte sherr në kafene, s’ka lidhje politike
Federata e Shoqatave Greke të Ukrainës, në një njoftim, kërkon që të mos i jepet dimension politik incidentit ku një emigrant grek mbeti i vrarë nga ushtarët ukrainas dhe dy të tjerë u plagosën.
“Ishte thjesht një sherr”, thuhet në njoftim, duke shtuar se “ të gjithë e kuptojnë seriozitetin e situatës dhe kërcënimin e një konflikti të ri ushtarak, por njerëzit e këtyre zonave janë në këtë situatë që nga viti 2014″.
“Më 13 shkurt në fshatin Granitne ka ndodhur një tragjedi, si pasojë e së cilës kanë mbetur të vdekur dy persona: një civil dhe një ushtar i ushtrisë ukrainase. Konflikti për një arsye të parëndësishme ka përfunduar me dy personat që kanë humbur jetën dhe dy të tjerët janë shtruar në spital . Njëra nga viktimat ishte një shtetas ukrainas me origjinë greke dhe tjetra nuk kishte rrënjë greke. Dy të plagosurit janë grekë vendas. Këshilli i Federatës së Shoqatave Greke të Ukrainës shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta për familjet dhe miqtë e viktimave. I drejtohemi përfaqësuesve të mediave greke me një kërkesë që kësaj tragjedie të mos i jepet asnjë karakter politik. Përplasja e ndodhur natën në një kafene lokale nuk ka të bëjë absolutisht me përkeqësimin e situatës në vijën e kontaktit të palëve dhe as me disa persekutime ushtarake të popullatës vendase, gjëra të sajuara nga disa blogerë grekë. . Të gjithë autorët janë arrestuar dhe po hetohet.
I bëjmë thirrje gazetarëve të mos përhapin informacione të rreme, por ta kontrollojnë dhe kryqëzojnë me kujdes. Aktualisht situata në vendbanimet me popullsi solide greke të vendosur në zonën e luftës është e qetë. Nuk ka panik. Të gjithë e kuptojnë seriozitetin e situatës dhe kërcënimin e një konflikti të ri ushtarak, por në këtë situatë banorët e këtyre zonave janë që nga viti 2014. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e delegacioneve greke, monitorojmë situatën dhe kujtojmë fjalët të Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë z. Nikos Dendias gjatë vizitës së tij në Mariupol”, thuhet në deklaratë.
Fillimisht u raportua për dy grekë të vrarë.
Rruga Press