Bota

Vrasja e gazetarës investigative, del RAPORTI: Shteti i Maltës është përgjegjës për vdekjen e saj

BBC shkruan se në raportin e publikuar nga mediat malteze, shteti kishte mohuar të merrte hapa për sigurinë e gazetares, edhe pse kishte dijeni që jeta e saj ishte në rrezik.   

Një hetim publik mbi vrasjen e gazetares investigavite malteze Daphne Caruana Galizia ka zbuluar se shteti i Maltës është përgjegjës për vrajsen e saj. BBC shkruan se në raportin e publikuar nga mediat malteze, shteti kishte mohuar të merrte hapa për sigurinë e gazetares, edhe pse kishte dijeni që jeta e saj ishte në rrezik.   

Lexo më shumë  Njëzet shtete federale amerikane ngrene padi ndaj Trumpit

Caruana Galizia vdiq në një sulm me bombë pranë shtëpisë së saj në tetor të 2017-ës. Hetimi për vrasjen e saj bëri që kryeministri i vendit Joseph Muscat të hapë dorëheqjen në 2019-ën, pasi në këtë hetim u përfshinë bashkëpuntorët e tij, ndonse ai vetë i ka mohuar të gjitha akuzat për korrupsion. 

E quajtur “Wikileaks”, Caruana Galizia zbuloi rrjete korrupsioni brenda dhe jashtë vendit. Ajo akuzoi në mënyrë të drejtpërdrejt politikanët maltezë dhe zyrtarë të tjerë për korrupsion në blogun e saj Running Commentary. Ajo ishte një kritike e ashpër e qeverisë. Në vitin 2017 ajo nxiti zgjedhje të parakohshme duke publikuar njoftime që lidhin Muscat me skandalin e ‘Panama Papers’, i cili ekspozoi përdorimin e parajsave fiskale nga të pasurit.

Lexo më shumë  Publikohen foto të reja nga pasuria e Epstein që tregojnë Trump, Bannon, Bill Clinton dhe njerëz të tjerë të profilit të lartë

Gazetarja Daphne Caruana Galizia u vra në kohën që ishte duke punuar mbi një dosje korrupsioni, investigimin e skandalit të njohur si “Panama Papers”. Ajo mbeti e vdekur në një atentat me bombë që iu vu nën makinë e marrë me qera. Trupi i saj u gjet nga i biri, Metthew, i cili dëgjoi shpërthimin nga banesa./dosja/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *