Lajme

Vrasja e 7-vjeçares, protestuesit zhvendosen drejt kryeministrisë

Shoqëria civile dhe qytetarët që janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme për të protestuar për vdekjen e 7-vjeçares në plazhin e Potamit po zhvendosen drejt Kryeministrisë.

“Këtu njerëzit po ikin çdo ditë se nuk ka siguri. Duhen shkarkuar të gjithë. Si mund të jepet 5 vjet burg për atë rrugaç, duhet burg përjetë”-tha një nga protestuesit.

Lexo më shumë  Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator me BE-në

Përveç fjalimeve qytetarët e mbledhur para kryeministrisë bën edhe homazhe duke ndezur qirinj.

Kujtojmë se ngjarja në plazhin e Himarës ka tronditur mbarë vendin, ku një drejtues policie përplasi për vdekje në breg të detit vogëlushen 7-vjeçare. Kërkesa kryesore e protestuesve sot është të shkarkohen nga detyra ministri i Brendshëm dhe ministrja e Turizmit, si dhe autori të marrë dënimin maksimal.

Lexo më shumë  Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, zbulohen 4000 rrënjë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *