BallinaLajme

Vrasja e 25-vjeçarit/ Rama kujtohet pas tre ditësh: Do flas sot

Kryeministri Edi Rama kujtohet më në fund pas tre ditësh për ekzekutimin policor të 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Ai njoftoi se do të mbajë pasdite e sotme një konferencë, ku do të flasë për herë të parë publikisht për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Rama nuk e quan vrasje, por vdekje tragjike. 

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

Sërish Rama nuk ngushëlloi familjarët, por tregoi se ishte kthyer në Tiranë.

“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Rruga Press

YouTube player