Lajme

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, Bashkësia Islame e Kosovës urdhëron imamët të ligjërojnë kundër dhunës ndaj gruas

Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, ka shkaktuar tronditje në gjithë shoqërinë shqiptare.

Pas kësaj ngjarje të rëndë ka pasur protesta masive në mënyrë që drejtësia të veprojë më ashpër në parandalimin e rasteve tjera të dhunës ndaj grave.

Edhe bashkësia Islame e Kosovës në përpjekje për të luftuar këtë dukuri në shoqërinë tonë ka urdhëruar imamët që ligjëratën e së premtes t’ia kushtojnë angazhimit kolektiv për luftimin e dhunës ndaj gruas.

Lexo më shumë  Dalin e pamjet e çarjes së digës së hidrocentralit në Lukovë të Himarës

“Nesër, me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, në hytben e xhumasë do të ligjërohet tema: “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës””, thuhet në njoftimin e BIK.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *