Lajme

Vransira në të gjithë territorin/ Parashikimi i motit për fundjavën: Zonat jugore do të kenë rebeshe afatshkurtëra

Sipas parashikimit të motit sot herë pas herë do të ketë kalime vransirash si dhe reshje të pakta shiu në zonat jugore në orët e vona të mbrëmjes. 

Moti në fundjavë do të jetë dinamik, me vranësira dhe reshje të vogëla shiu. Këtë gjë e ka bërë të ditur sinoptikania e Meteoalb, Adiola Bani. Sipas parashikimit të motit sot herë pas herë do të ketë kalime vransirash si dhe reshje të pakta shiu në zonat jugore në orët e vona të mbrëmjes.

Lexo më shumë  Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës

Ndërkohë që dita e nesërme do të jetë me vransira më të shtuara dhe me reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, ndërkohë që në zonat Jugore dhe Jug-Lindore do të ketë herë pasherë rebeshe afatshkurtra shiu. Ndërkohë që në zonat Qendrore, Lindore dhe Veriore moti do të jetë më kthjellime dhe vransira kalimtare.

Pëe sa i përket temperaturave, sot do të shkojnë deri në 31 gradë, ndërsa ditën e nesërme termometri do të varjojë nga 11 deri në 29 gradë celcius./dosja/

Lexo më shumë  Pasi Vjosa Osmani privatizoi profilet ekzistuese, Presidenca krijon profile të reja në rrjetet sociale

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *