BotaKryesore

Votuesit pa arsim të lartë i dhanë fitoren Trumpit

Një konsorcium mediash të ndryshme ndërkombëtare, përfshirë Reuters, BBC, etj., pajtuan kompaninë Edison Research/NEP, për të kryer një exit poll me 22509 amerikanë që votuan në zgjedhjet presidenciale (https://www.bbc.com/news/articles/c0lp48ldgyeo ).

Nga pikpamja moshore, Trumpi (përfaqësuar me ngjyrë të kuqe në grafikun e mëposhtëm) pati epërsi vetëm në grupmoshën 45-64, por që ishte grupmosha me pjesëmarrjen më të lartë në votim.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Për sa i përket nivelit të arsimit, votuesit pa arsim të lartë votuan në masë për Trumpin (54%-44%). Dhe meqë pjesëmarrja e tyre ishte më e madhe se e votuesve me arsim të lartë, arritën ta superojnë përkrahjen e këtyre të fundit për Kamalën (57%-41%).

Rruga Press

YouTube player