Lajme

Votat e diasporës, Elezi: Numërimi i fletëvotimeve fillon sot

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) sot pritet të fillojë numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.

Sipas tij numërimi i fletëvotimeve do të fillojë në orën 18:00.

“Ju njoftoj se sot (e premte, 17 tetor 2025, ora 18:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon numërimi i fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.

Ndryshe, Valmir Elezi tha se nga pjesa e pakove me fletëvotime që janë pranuar, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 33 mijë prej të cilave janë aprovuar më shumë se 29 mijë, ndërsa janë refuzuar rreth 3,900.

YouTube player

Lexo më shumë  Prebreza betohet si Kryetar i Fushë-Kosovës: Premton transparencë dhe shërbim për të gjithë qytetarë