Vorbulla binjake shfaqen në Florida
Vorbulla binjake të formuara nga qielli në det, kanë befasuar vizitorët në plazhin e Floridës.
Vorbullat zakonisht zhduken pas rreth pesë minutash, por era që lëvizë me to shkon me 100km në orë, gjë që mund të paraqesë rrezik, raporton BBC.
Vorbulla krijohet kur erërat që fryjnë në dy drejtime të kundërta, takohen. Zakonisht formohen gjatë muajve të hershëm të verës dhe paraqiten në ujërat e ishujve në Floridë dhe Gjirin e Meksikës./koha/

