Lajme

Von Cramon bisedon me kryeministrin Kurti në prag të takimit në Ohër

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, para takimit në Ohër, të cilin e ka vlerësuar se biseda e tyre e sotme për dialogun ka qenë me kohë.

Von Kramon shkroi në Twitter se ajo përsëriti mbështetjen e saj për planin evropian dhe inkurajoi Kurtin që të gjejë një mënyrë për të siguruar zbatimin.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Siç shton ajo, zbatimi do të kontribuojë në gjurmimin e rrugës përpara të Kosovës drejt BE-së.

“Diskutimi në kohë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për dialogun dhe takimin e radhës në Ohër. Duke ritheksuar mbështetjen e plotë për planin e BE-së për marrëveshjen Serbi-Kosovë dhe duke u dhënë inkurajim për të gjetur një mënyrë për të siguruar zbatimin, pasi kjo do të me të vërtetë i hapin rrugën Kosovës përpara në BE”, ka shkruar Von Kramon.

Lexo më shumë  Reforma territoriale në ngërç! Qeveria lë Shqipërinë jashtë fondeve të BE-së

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *