Bota

Von der Leyen siguron votat në PE, zgjidhet Presidente e Komisionit Evropian

Ursula von der Leyen është rizgjedhur Presidente e Komisionit Evropian pas një votimi të fshehtë të mbajtur në Parlamentin Europian.

Ajo siguroi mbështetjen e 401 eurodeputetëve, në një votim në Strasburg të enjten, ku siguroi 40 vota më shumë se çfarë i nevojiteshin.

Von der Leyen u zgjodh për herë të parë në këtë post në vitin 2019, por tani do të shërbejë edhe për pesë vjet të tjera në krye të BE-së.

Lexo më shumë  Referendumi në Itali, pjesëmarrje rekord! Sipas projeksionit, italianët i thonë "Jo" Melonit për ndërhyrje në drejtësi

Në një fjalim para eurodeputetëve përpara votimit, von der Leyen tha se ajo do të mbështeste mbrojtjen evropiane me rritjen e shpenzimeve ushtarake. Gjithashtu shtoi se do të ishte e përkushtuar për t’iu përmbajtur objektivave klimatike.

Von der Leyen mbajti një qëndrim të ashpër ndaj ektremit të djathtë.

“Demagogë dhe ekstremistë që shkatërrojnë mënyrën tonë evropiane të jetesës”, tha ajo.

Lexo më shumë  Rusia sulmon Ukrainën me mbi 400 dronë, dëmtohet vendi i mbrojtur nga UNESCO

“Pesë vitet e fundit kanë treguar se çfarë mund të bëjmë së bashku. Le ta bëjmë përsëri. Le të bëjmë zgjedhjen e forcës,” përfundoi von der Leyen.

YouTube player