Bota

Von der Leyen: Putini po e përdor energjinë si armë lufte

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin po e përdor energjinë si armë lufte.

Von der Leyen më anë të një shkrimi në Twitter ka theksuar se vendet e Bashkimit Evropian shumë shpejtë do ta prezantojnë një plan emergjence.

“Putini vazhdon të përdorë energjinë si armë. 12 shtete anëtare janë prekur nga reduktimet e furnizimit me gaz. Ne kemi nevojë për koordinim në nivel të BE-së. KE-ja së shpejti do të prezantojë një plan emergjence. Ne do të punojmë për të mbrojtur tregun tonë të vetëm dhe zinxhirët e furnizimit industrial nga ndërprerjet”, theksoi Von der Leyen.

Për herë të parë në histori, BE-ja ka importuar më shumë gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga Shtetet e Bashkuara sesa nëpërmjet tubacionit nga Rusia.

Lexo më shumë  Washington Post: Zyrtari hungarez ia dha sekretet e BE-së Rusisë

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), qershori është muaji i parë në histori që BE-ja importon më shumë gaz LNG se sa nga Rusia.

Britania e Madhe dhe BE-ja përjetuan një nivel rekord të lartë të importeve të LNG-së në muajin prill, pasi çmimet më të larta në Evropë në krahasim me Azinë tërhoqën furnitorët për të transportuar gazin në Evropë.

Lexo më shumë  Referendumi në Itali, pjesëmarrje rekord! Sipas projeksionit, italianët i thonë "Jo" Melonit për ndërhyrje në drejtësi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *