Bota

Von der Leyen premton të përshpejtojë anëtarësimin e Ukrainës në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen premtoi sot se do të “përshpejtojë” ofertën e anëtarësimit të Ukrainës në BE, gjatë një vizite në Kiev të premten, raporton Sky Neës.

Shefja e KE-së i dorëzoi udhëheqësit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy një pyetësor, i cili do të jetë një pikënisje për një vendim për anëtarësimin në BE.

Lexo më shumë  Zbardhet telefonata e përgjuar mes ministrit të jashtëm të Hungarisë dhe Lavrovit

“Nuk do të jetë si zakonisht një çështje vitesh për të formuar këtë opinion, por mendoj se janë çështje javësh”, ka thënë me këtë rast Von der Leyen.

Premtimi erdhi pasi von der Leyen tha në një konferencë shtypi se Rusia do të “zbriste në kalbje ekonomike, financiare dhe teknologjike” ndërsa Ukraina do të marshonte drejt “së ardhmes evropiane”.

Lexo më shumë  Kallas këmbëngul se asetet ruse janë një opsion nëse Orbán nuk heq veton për kredinë e Ukrainës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *