Von der Leyen në Forumin e Bledit: Reformat ekonomike në Kosovë po sjellin përfitime dhe janë lavdëruar nga FMN-ja
Urusula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, ka thënë se plani i ri i rritjes se Bashkimit Evropian që është bërë për Ballkanin Perëndimor, tashmë i ka treguar sukseset e para.
Në Forumin e Bledit të Sllovenisë, ajo ka përmendur edhe Kosovën në mesin e këtyre sukeseve në kuadër të Ballkanit për planin e rritjes.
“Një vit më parë prezantuam planin e ri të rritjes së Ballkanit Perëndimor, puna ka filluar të kthejë rezultate te para dhe të kremtojmë këto arritje, që ju udhëheqësit e Ballkanit duhet të jeni shumë krenarë”.
“Tirana është me aeroportin me rritjen më të shpejt në Evropë. Kosova, reformat ekonomike të saj po sjellin përfitime, dhe janë lavdëruar nga FMN-ja. Mali i Zi sapo ka përjetuar rritjen e vlerësimit kreditimit”, ka thënë Von der Leyen.
Rruga Press