Von der Leyen kundër Trump: Tarifat për Grenlandën janë gabim, BE solidarizohet me Danimarkën
Ursula von der Leyen ka kritikuar kërcënimin e Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj tetë vendeve evropiane që kundërshtuan përpjekjet e tij për të blerë Groenlandën.
Ajo nënvizoi se e BE- do të punojë “krah për krah” me Danimarkën dhe Groenlandën dhe se nuk do të mungojë mbështetja ekonomike dhe infrastrukturore ndaj tyre.
“Siguria në Arktik mund të arrihet vetëm duke u koordinuar së bashku dhe kjo është arsyeja pse tarifat shtesë të propozuara janë një gabim”, tha presidentja e Komisionit.
Von der Leyen gjithashtu solli në vëmendje strategjinë e Komisionit të BE për këtë çështje duke shpjeguar edhe pikët kryesore që përmban kjo strategji.
-Solidaritet i plotë me Groenlandën dhe Danimarkën në mbështetje të sovranitetit të territorit;
-“Një rritje masive e investimeve evropiane në Groenlandë” për të mbështetur infrastrukturën dhe biznesin lokal;
-Investime në sigurinë e Arktikut me SHBA-në dhe partnerë të tjerë si Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Norvegjia dhe Islanda;
-Një strategji e re sigurie e BE-së, duke përfshirë një përmirësim të strategjisë së sigurisë së Arktikut.
Rruga Press

