Von der Leyen: Krishtlindje ndryshe, me vaksinën do ti kthehemi normalitetit
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, përmes një mesazhi në Twitter, ka zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për të uruar Krishtlindjen.
Sipas saj, festa këtë vit është ndryshe por ofron shpresë teksa shprehet se pas dy ditësh nis vaksinimi anti-Covid në të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian, raporton Ora News.
“Këtë vit Krishtlindja është ndryshe. Por kam një mesazh shprese: së bashku mund të sfidojmë këtë virus. Pas dy ditësh do të nisë vaksinimi në të gjithë Bashkimin Europian. Dhe gradualisht do të jemi në gjendje ti kthehemi jetës normale. Deri atëherë, të tregohemi të kujdesshëm”.