BotaKryesore

Von der Leyen: Kjo javë do të jetë vendimtare për përfundimin e luftës në Ukrainë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se kjo javë do të jetë vendimtare për krijimin e kushteve që mund t’i japin fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Deklarata u bë gjatë një takimi trepalësh në Romë mes saj, kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance. Takimi u fokusua në sfidat globale, përfshirë agresionin rus në Ukrainë.

Lexo më shumë  Putini autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani. Përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018

“Do të doja të ngrija edhe temën e Ukrainës. Ajo që na bashkon është dëshira për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. E di sa shumë jeni të angazhuar në përfundimin e kësaj lufte, dhe ju falënderoj për këtë”, tha Von der Leyen, duke iu drejtuar zëvendëspresidentit amerikan.

Ajo shtoi se momenti aktual kërkon veprim dhe vendosmëri: “Ajo që është sigurisht e rëndësishme tani është të shtyjmë përpara që gjërat të ecin drejt zgjidhjes. Mendoj se java e ardhshme do të jetë vendimtare në këtë drejtim.”

Lexo më shumë  Kurti: 3.5 milionë euro investime për qendrat kulturore në Rahovec dhe Mamushë

Ndërkohë, është paralajmëruar se të hënën, më 19 maj, ish-presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, e më pas edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan A2CNN.Ky zhvillim ngjall shpresa për lëvizje të reja diplomatike në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit që ka tronditur Evropën dhe botën prej më shumë se dy vitesh.

Rruga Press

YouTube player