Bota

Von der Leyen i reagon Trumpit: GJNP-ja duhet të jetë e aftë të luftojë krimin ndërkombëtar

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen të premten ka reaguar pasi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP). Ajo ka thënë se GJNP duhet të jetë e aftë të luftojë kundër padrejtësisë ndërkombëtare pa pengesë, raporton Reuters.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale garanton llogaridhënien për krimet ndërkombëtare dhe u jep zë viktimave në mbarë botën. Duhet të jetë e aftë të vazhdojë betejën kundër krimit ndërkombëtar. Evropa do të qëndrojë gjithmonë për drejtësi dhe për respektim të së drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar Von der Leyen në rrjetin social X. 

Lexo më shumë  Ministri francez i Mbrojtjes njofton se aeroplanët e parë luftarak Mirage 2000 arrijnë në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur sanksione ndaj GJNP-së pas akuzave se ka bërë “veprime të paligjshme dhe të pabaza që synojnë Amerikën dhe aleatin tonë të ngushtë, Izraelin”.

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka reaguar kundër sanksioneve, duke e dënuar lëshimin e urdhërit ekzekutiv nga SHBA-ja, i cili sipas tyre synon të sanksionojë zyrtarët e saj dhe të dëmtojë punën e pavarur dhe të paanshme të gjykatës.

Lexo më shumë  Franca dhe Holanda i dorëzojnë Ukrainës avionë luftarakë
YouTube player