Lajme

Von der Leyen i kërkon Vuçiqit të kthehet në dialog

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur të martën me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga i cili ka kërkuar që të bëjë të gjitha përpjekjet për kthim në dialog.

Von der Leyen ka thënë se ka biseduar edhe për rolin e Serbisë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Lexo më shumë  Çeku në Prizren: Nga ish-qeveritë nuk na dallon vetëm puna e suksesi por edhe vizioni për vendin tonë

“Fola me presidentin Aleksandar Vuçiq sot për rolin e Serbisë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. I kërkova që të bëjë të gjitha përpjekjet për të mbështetur kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar Von der Leyen në Twitter.

Von der Leyen bisedoi më herët edhe me kryeministrin Albin Kurti, duke kërkuar që shtensionet situata dhe palët të kthehen në dialog.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kurti në Prizren: Me rrugën Prizren-Tetovë do të vendoset drejtësi historike
YouTube player