KryesoreLajme

Von der Leyen i kërkon Serbisë të përcaktohet qartë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ftuar Serbinë të përcaktohet qartë për rrugëtimin e saj evropian.

Von der Leyen në një intervistë për të përditshmet austriake “Wiener Zeitung” dhe “Kleine Zeitung”, kërkoi nga Serbia prova të qarta se dëshiron anëtarësimin në BE. E kjo nënkupron sipas saj, edhe vënien e sanksioneve ndaj Rusisë për agresionin që po kryen në Ukrainë.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Ne duam Serbinë me ne, por për këtë na duhen prova të qarta se vendi ndan vlerat tona, si sundimi i ligjit dhe demokracia dhe se refuzon pushtimin rus”, tha Von der Leyen.

Serbia ka kohë që ka nisur negociatat për anëtarësim në BE, por ato mund të bllokohen për shkak të qëndrimit të Beogradit për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Serbia është ndër vendet e vetme në Evropë që nuk i ka vënë sanksione Rusisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *