Bota

Von der Leyen: Do ta godasim në pikën e dobët Rusinë nëse pushton Ukrainën

“Nëse Rusia pushton Ukrainën, do të shkëputej nga tregjet financiare ndërkombëtare”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen për televizionin publik gjerman ARD.

Masat do të godasin “të gjitha mallrat që prodhojmë, të cilat Rusisë i duhen urgjentisht për të modernizuar dhe diversifikuar ekonominë e saj, ku ne jemi dominues globalisht dhe ato nuk kanë asnjë zëvendësim”, shtoi ajo.

Lexo më shumë  Publikohen foto të reja nga pasuria e Epstein që tregojnë Trump, Bannon, Bill Clinton dhe njerëz të tjerë të profilit të lartë

 “Është shumë e qartë se nëse Presidenti rus Vladimir Putin fillon një luftë, ne do të përgjigjemi me instrumentin më të fuqishëm që kemi dhe në pikën më të dobët që ka Rusia: me sanksione ekonomike dhe financiare”, tha Von der Leyen.

“Pika e qartë e dobët e Rusisë është një ekonomi e bazuar në energjinë e karburanteve fosile”, tha ajo, duke iu referuar 2/3 e eksporteve të naftës, qymyrit dhe gazit.

Lexo më shumë  Obolienskyi: Ukraina rimori disa pjesë të qytetit në vijën e frontit në rajonin e Kharkivit

Ajo i kërkoi Putinit të kthehet në tryezën e bisedimeve, por pohoi se nëse zgjedh luftë, do t’i përgjigjen me pasoja të rënda.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *