Bota

Von der Leyen dhe Borrell udhëtojnë gjatë javës në Ukrainë

Diplomatët evropianë do të takohen me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Kiev gjatë kësaj jave, sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian, shkruan CNN-i të martën.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borrell, do ta takojnë Zelenskyn “përpara ngjarjes premtuese ‘Ngrihuni për Ukrainën’ e cila do të mbahet të shtunën në Varshavë”, tha zëdhënësi Eric Mamer.

Javën e kaluar, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, udhëtoi për ta takuar Zelenskyn dhe për të mbajtur një fjalim në një sesion të veçantë në parlamentin ukrainas.

Vizita e saj është mirëpritur nga lideri ukrainas, i cili në një deklarim në rrjetet sociale, e ka quajtur “moment të rëndësishëm” për vendin.

Lexo më shumë  Baerbock ia kthen shpinën Scholzit: Ai po sakrifikon paqen për disa vota

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *