Von der Leyen, Costa e Kallas nominohen për postet kryesore në BE
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar mbrëmë vonë, që Ursula von der Leyen nga Gjermania, të nominohet për mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian. Por, ata u pajtuan gjithashtu, që ish-kryeministri i Portugalisë Antonio Costa të nominohet për president i Këshillit Evropian, kurse Kaja Kallas, kryeministre aktuale e Estonisë, për Shefe të Politikës e Jashtme të BE-së, raporton RTK duke cituar Der Shpigel.
Falë pajtimit të partive kryesore evropiane, Samiti i liderëve të 27 shteteve të Bashkimit Evropian vendosi mbrëmë vonë që politikania nga Gjermania nga radhët e Unionit Demokristian Gjerman CDU, Ursula von der Leyen, të nominohet për mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian.
Gjithashtu, liderët e 27 shteteve anëtare u pajtuan që ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa, nga radhë e socialdemokratëve të nominohet për presidente i Këshillit Evropian, kurse Kaja Kallas, kryeministre aktuale e Estonisë nga radhët e liberalë e të emërohet shefe për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian. Pas vendimit, Kancelari Olaf Scholz uroi treshen e nominuar për tri postet qendrore të BE-së. “Një sinjal i rëndësishëm. Me ta ne mund të ecim përpara shpejt dhe mirë”, shkroi Scholz në platformën X mbrëmë vonë.
Vetë kryeministrja aktuale e Estonisë Kaja Kallas, që pritet të udhëheq edhe dialogun Kosovë-Serbi, u shpreh e lumtur për besimin e dhënë.
“E nderuar që nominohem si kandidat për Përfaqësues të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. Besimi juaj do të thotë shumë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për të siguruar që Evropa të jetë një partner efektiv global për t’i mbajtur qytetarët tanë të lirë, të sigurt dhe të begatë” ka shkarua ajo në platformën X.
Von der Leyen, duhet të zgjidhet nga shumica në Parlamentin Evropian, kurse votimi do të bëhet në javën e tretë të korrikut dhe konsiderohet si pengesa më e lartë në rrugën drejt një mandati të dytë në detyrë. Arsyeja është se zgjedhjet mbahen me votim të fshehtë dhe von der Leyen ka një numër relativisht të madh kritikësh në parlament. Në zgjedhjet e saj në vitin 2019, ajo mori vetëm nëntë vota më shumë sesa duhej. Von der Leyen kishte njoftuar menjëherë pas zgjedhjeve evropiane se donte të vazhdonte bashkëpunimin e mëparshëm me socialdemokratët dhe liberalët. Kjo aleancë me tre parti do të kishte një shumicë komode prej rreth 400 nga 720 vota në parlament.
Për procesin e zemëruar ka mbetur vetëm Kryeministrja italiane Giorgia Meloni. Ajo kritikoi faktin se, pavarësisht rezultatit të mirë të partisë së saj Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë) në zgjedhjet evropiane, ajo nuk ishte e përfshirë drejtpërdrejt në diskutimet për përzgjedhjen e liderëve të institucioneve kryesore të BE-së. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán gjithashtu ka kritikuar procedure e nominimeve.
Por mbrëmë, disa liderë të vendeve anëtare u përpoqën të qetësonin situatën duke thënë se nuk bëhej fjalë për përjashtimin e askujt. Nga ana e tij kryeministri polak Donald Tusk Tusk tha mes tjerash se “Nuk ka Evropë pa Italinë dhe nuk ka vendim pa Kryeministren Meloni. Kjo është shumë e qartë”, theksoi Tusk.
Rruga Press