Von der Leyen: BE-ja do ta mbështesë Kievin për aq kohë sa është e nevojshme
Pjesa më e madhe e vëmendjes së Këshillit Evropian u përqendrua në fondin kundrejt Ukrainës prej 50 miliardë eurosh. Dhe me të drejtë.
Ne po i ofrojmë Ukrainës jo vetëm financimin e nevojshëm për të funksionuar ekonominë, por edhe një parashikueshmëri të fortë për katër vitet e ardhshme, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
”Ky Parlament e ka mbështetur që në fillim propozimin tonë. Do të doja t’ju falënderoja për mbështetjen tuaj të palëkundur. Kjo është ajo që do të thotë të qëndrosh pranë Ukrainës për aq kohë sa duhet. Me miratimin tuaj, ne do të jemi në gjendje të bëjmë pagesa të rëndësishme për Ukrainën që në muajin mars”, theksoi Von der Leyen.
“Këshilli i Posaçëm Evropian miratoi gjithashtu rishikimin e parë të buxhetit tonë shumëvjeçar. Ai konfirmon prioritetet që Komisioni prezantoi në qershor. Jam shumë e kënaqur që kemi marrë 80% të fondeve që kërkuam. Na u desh të bënim disa zgjedhje të vështira, por rezultati është shumë i mirë, tani do të jemi në gjendje të intensifikojmë luftën kundër emigracionit të parregullt dhe të mbrojmë më mirë kufijtë tanë të jashtëm”, theksoi ajo.
”Tani kemi mjetet për t’u angazhuar edhe më shumë. Dhe jam shumë e kënaqur që plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor tani ka një bazë solide financiare. Ne gjithashtu do të jemi në gjendje të përmirësojmë reagimin tonë ndaj fatkeqësive natyrore në shtetet anëtare dhe ndaj krizave humanitare, për shembull në Gaza”, nënvizoi ajo.
Rruga Press