Lajme

Von Cramon: Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor ishte një dështim i plotë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar si “dështim të plotë” samitin Bashkimi Evropian (BE) – Ballkani Perëndimorë.

Në një shkrim në llogarinë e saj në Twitter, Von Cramon ka theksuar të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u ftuan në Bruksel, por atyre nuk u dhanë asgjë.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Ky samit BE-Ballkani perëndimor ishte dështim i plotë. Kjo dërgon një sinjal vërtetë katastrofik. Është vetëm një person i lumtur në këtë situatë dhe ai ulet në Kremlin”, ka shkruar Viola von Cramon në Twitter.

Ajo ka shtuar se as Bosnjë Hercegovina nuk e ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, aq më keq Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk i kanë filluar negociatat e anëtarësimit dhe Kosova nuk ka marrë liberalizimin e vizave.

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor u takuan në samitin e mbajtur në Bruksel, më 23 qershor.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Po atë ditë, Bashkimi Evropian njoftoi se u ka dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë për anëtarësim në këtë bllok.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *