Lajme

Von Cramon: Na duhet Serbi demokratike, jo qetësim i mëtejshëm i Vuçiqit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka komentuar vizitën e fundit në Kosovë e Serbi,  të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen.

Von Cramon në një postim në “X” ka shkruar se e ka mirëpritur qartësimin që ka bërë Von Der Leyen mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Ajo megjithatë ka shtuar se do të ishte mirë që të njëjtën qartësi ta kishte edhe për mangësitë e Serbisë në sundim të ligjit e demokraci.

“Unë e mirëpres qartësinë nga Von Der Leyen mbi marrëdhëniet Serbi-Kosovë. Megjithatë, do të ishte mirë që e njëjta qartësi të ishte për: mangësitë e Serbisë në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe demokracinë”, ka shkruar Von Cramon.

Ajo ka shtuar se “na duhet Serbi demokratike, jo qetësim i mëtejshëm i Vuçiqit”. 

Rruga Press

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

YouTube player