Bota

Von Cramon e bindur se teksti i marrëveshjes i shtynë pesë shtetet e BE-së drejt njohjes së Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian Viola von Cramon i ka thënë Deutsche Welle në gjuhën serbe se propozimi europian për të cilin u dakorduan Kosova e Serbia se nuk ka më negociata rreth tij, mund t’i bindë shtetet e BE’së që s’e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.

”Edhe pse ende mungon nënshkrimi final, kjo përbën një sukses të madh politik për BE’në por edhe për tërë rajonin” ka thënë Viola bon Cramon -Taubadel duke i rikujtuar tensionet e mujave të fundit në pjesën veriore të Kosovës.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Politikania gjermane nga radhët e të Gjelbërve thotë se është e bindur që një tekst i tillë i planit franko gjerman mund t’i bindë Greqinë, Spanjën, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë që ta njohin pavarësinë e Kosovës në mënyrë që Kosova të niset formalisht drejt anëtarësimit në BE.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *